Sa shumë ka ndryshuar- a mund ta dini se cila këngëtare nga Drenica është kjo?

11:00 | 16 Korrik 2019

A e dini se cila këngëtare nga Drenica është kjo?

Sot ajo është ndër këngëtaret më të dashura nga publiku, e cila është në skenën muzikore qe disa dekada.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur kosovare, Vjollca Haxhiun, e cila me zërin dhe stilin e veçantë vazhdon të argëtojë publikun anë e mbanë trojeve shqiptare.

Në secilën këngë dhe paraqitje televizive që bën ajo duket mjaft bukur dhe e rregulluar deri në detaje. Por, krahas ditëve të sotme, që edhe grimi ka efektin e vetë, 41 vjeçarja duket se kujdes të madh i ka kushtuar gjithnjë pamjes së jashtme, shkruan rtv21.

Kjo shihet nga disa imazhe të publikuara në internet, në të cilat këngëtarja simpatike nga Drenica, përveç stilit, duket se nuk ka ndryshuar shumë në pamje. Fotografi e bërë në vitin 2005 Fotografi e bërë në vitin 2008 Këngëtarja Vjollca Haxhiu është lindur më 1 Dhjetor të vitit 1977 në Tërnavc të Skënderajt. Karriera e Vjollcës ka filluar në moshën 10 vjeçare, ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”.

Albumet e Vjollces përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivale, me ç’rast ka publikuar shumë albume dhe videoklipe.

Kënga e parë e saj ka qenë “Udha e Kthimit”, e publikuar në vitin 1992. Ndërkohë, projekti i fundit i Vjollcës është “Harroje kaloje” në bashkëpunim me këngëtarin Shkëlqen Jetishi-Xenin.

Projekti është publikuar më 12 korrik në Youtube dhe deri tani numëron mbi 205 mijë klikime.

Komento: