Sa shumë ka ndryshuar Armendi, kështu duket me flokët e shkurta

09:22 | 25 Gusht 2019

Armendi Rexhepagiqin vështirë se njihet në këtë fotografi, kështu duket me flokët e shkurta.

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi iu rikthye skenës me ripërpunimin e këngës “Harrova”, në albumin e ri që Tuna e solli në muajin mars.

Ai iu rikthye skenës pas më shumë se një dekade, shkruan rtv21.

Rexhepagiqi shquhet si një ndër kompozitorët më të dashur dhe vlen të theksohet se ka një stil mjaft unik.

Një ndër karakteristikat e tij janë edhe flokët e gjata, pjesë e imazhit të tij.

Mirëpo, së fundi befasoi fansat me dukjen e tij, ai preu flokët dhe duket krejtësisht ndryshe!

Edhe pse qëndroi larg skenës, Armendi shkroi tekste dhe kompozoi këngë për këngëtarë të tjerë të estradës.

Komento: