Sa vota morën Osmani, Hoti, Hoxhaj, Haradinaj dhe Limaj në Obiliq

19:27 | 16 Shkurt 2021

Po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar Formularët e Përputhjes së Rezultateve në 34 vendvotimet në komunën e Obiliqit.

Sipas KQZ-së e dyta në listën e Lëvizjes Vetëvendosje Vjosa Osmani, ka marrë 4 mijë e 278 vota.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti, në Obiliq ka marrë 799 vota.

E ai i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë 868 vota.

Ndërkaq Ramush Haradinaj, që në këto zgjedhje tha se është kandidat për president ka marrë 1 mijë e 26 vota.

Fatmir Limaj, këtu mori vetëm 80 vota.

Komento: