Marcel Sabitzer ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin.
Mesfushori austriak e ka pranuar menjëherë ofertën e klubit anglez, pasi dëshiron të punojë nën urdhrat e Erik ten Hag, sipas Fabrizio Romanos, transmeton Gazeta Express.
Sabitzer do të jetë sonte në qytetin e Manchesterit në pritje të përparimit të bisedimeve mes “Djajve të Kuq” dhe Bayern Munichit për marrëveshjen e huazimit.
Gazetari nga “Sky Germany”, Torben Hoffmann, ka publikuar një video të lojtarit në aeroportin e Mynihut.
Sipas tij, bisedimet mes Man Unitedit dhe Bayernit janë për huazimin e 28-vjeçarit, por duke përfshirë edhe opsionin e blerjes.
Tani mbetet të shihet nëse do të arrihet edhe një marrëveshje mes klubeve para se afati kalimtar dimëror të mbyllet.