Sabri Fejzullahu vjen me mesazh pikëllues pas vdekjes së Leze Qenës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sabri Fejzullahu vjen me mesazh pikëllues pas vdekjes së Leze Qenës

14:49 | 25 Mars 2020

Vdekja e Leze Qenës e ka mërzitur shumë këngëtarin Sabri Fejzullahun.

Ai ka shprehu ngushëllime për vdekjen e aktores së njohur kosovare.

Këngëtari Sabri Fejzullahu, përmes një postimi në Instagram, ka shkruar fjalë prekëse për Lezen, ndërsa e vlerëson lart krijimtarinë e saj artistike.

“Leze Qena Ti dashuri e Kombit Shqiptarë. Leze Ti bashkëthemeluese e Teatrit në Kosove. Ti shpirt i skenes e qesendi e fjales se bukur shqipe e thene nga Ti u ndave nga ne. Dhimbje e madhe per ne Shqiptaret qe humben nje mesuese te Aktrimit , shembull qe me shpirtin tende Artistike u bere pjese e historise se Aktrimit. Te kujtoj dhe gjithemon te flm per bashkepunimin qe kishim e qe me dhe mesim si duhet dhe sa duhet te punoj qe te jem ne sherbim te Artit. Tu befte drite per gjeneratat qe vijn dashunija e shpirti qe permes Aktrimit ja fale Kosoves”, ka shkruar ai.

Komento: