Sadiku i LDK-së publikon pagën që mori nga Kuvendi: Për besë, keq

17:26 | 03 Shtator 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë publike pagën që i është deponuar në llogarinë e tij bankare në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sadiku ka treguar se bëhet fjalë për pagën e katërt që ka marrë nga Kuvendi, ndërsa ka theksuar se nuk ka përfituar nga pagat kalimtare.

“Sa për info: deputetët që jemi betuar në Kuvend i kemi marrë rrogat. Për mua, kjo është rroga e katërt që e marr nga Kuvendi. Rrogat kalimtare nuk i kam marrë”, ka shkruar Sadiku.

Deputeti i LDK-së, krahas publikimit të pagës së deponuar në llogarinë e tij, e ka shoqëruar postimin edhe me shprehjen: “Për besë, keq”.

Komento: