Sadiku nga AGK për protestën e gazetarëve: Ishte jashtë pritshmërive numri i pjesëmarrësve

18:25 | 31 Korrik 2023
sadiku-nga-agk-per-protesten-e-gazetareve:-ishte-jashte-pritshmerive-numri-i-pjesemarresve

Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) për protestën e sotme në përkrahje të mediumit Klan Kosova, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se protesta ishte jashtë pritshmërive sa i përket numrit të pjesëmarrësve.

“Besoj fuqishëm se ky mesazh është arritur të përqohet”, ka thënë Sadiku duke shtuar se për këtë ngjarje kanë raportuar mediat vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Sadiku ka thënë se vendimi i MINT-it është konsideruar puro-politik dhe i qëllimshëm për të cënuar lirinë e medias dhe të shtypit.

“Është e papranueshme fushata e egër e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të ministrave, të deputetëve që kanë pasur para, pas dhe gjatë protestës. Edhe në këto momente që po raportojmë vazhdojnë të shkrujnë, të godasin, të fyejnë, të ofendojnë, të linçojnë gazetarët dhe kjo absolutisht është e papranueshme. Gazetarët nuk frikësohen përballë asnjë lloj pushteti sepse është në të drejtën e tyre dhe e drejta e patjetërsushme është liria e medias, liria e shprehjes dhe liria e fjalës për secilin”, ka shtuar Sadiku.

Ai ka shtuar se çfarëdo lloj arsye që mund të kenë MINT-i për vendimin rreth lincencës së Klan Kosovës, “fshihet tendenca e pushtetit për t’a linçuar, frikësuar mediat” dhe sipas tij, ky ishte kundërshtimi dhe shqetësimi i tyre.

Komento: