Sadio Mane befason me zgjedhjen e sulmuesit më të mirë me të cilin ka luajtur

00:00 | 21 February 2023

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane, e ka treguar emrin e sulmuesit më të mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij deri më tani.

Sulmuesi aktual i Bayern Munichut ka luajtur me disa lojtarë të jashtëzakonshëm të fazës ofensive, si Mohamed Salah e Roberto Firmino, megjithatë ka befasuar me zgjedhjen e tij.

Në një prononcim për 11teamsports në TikTok, senegalezi ka befasuar me mërin që e ka përmendur si më të mirin.

Futbollisti ofensiv më i mirë me të cilin ka luajtur Mane është Divock Origi – sulmuesi belg, i cili u transferua te Milani në fund të sezonit të kaluar. Dyshja kanë kaluar gjashtë vite së bashku për t’u larguar të dy në të njëjtën periudhë.

Kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, e ka zgjedhur si liderin më të mirë me të cilin ka punuar, derisa përgjigjet tjera kryesisht përfshijnë futbollistët e Bayernit.

Gjatë kohës së tij në Anfield, Origi ka realizuar 41 gola, ndërsa në 21 paraqitje me Milanin deri më tani e ka gjetur vetëm dy herë rrjetën.

Për befasi, ngjashëm sikurse Mane, në një intervistë të vitit 2021, edhe asistent trajneri i Liverpoolit, Pep Lijnders, e kishte zgjedhur belgun si finalizuesin më të mirë me të cilin ka punuar.

Komento: