Sadio Mane pritet të transferohet në Serie A

13:27 | 04 Maj 2023

Sadio Mane transferohet në Serie A.

Lajm bombastik, Sadio Mane transferohet te gjiganti italian

Sadio Mane është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive pas zënkës me Leroy Sane.

Mane u transferua te Bayerni verën e shkuar, por pritet të largohet nga Allianz Arena pas vetëm një sezoni me fanellën e Bavarezëve.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Mane mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e senegalezit.

Sipas Calcio Mercato, Roma është përfshirë në garë për transferimin e Sadio Mane.

Giallorosët pritet të arkëtojnë 50 milionë euro nga shitja e Abraham dhe transferimi i Mane në Olimpico nuk do të përfaqësojë problem.

Komento: