Sado që u munduan të rrinë larg, Alba dhe Lumbardhi bëhen bashkë – ai i ulet në gjujë për t’i propozuar

18:28 | 09 Dhjetor 2025

Alba dhe Lumbardhi bashkë, sado që e refuzoj në zemër paska ndjer diçka tjetër.

Lajmi për një “folloë” në Instagram mes Albes dhe Lumbardhit ka qarkulluar me shpejtësi ditëve të fundit, duke ngjallur kureshtje dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Ndjekësit e tyre nisën të spekulojnë për arsye të ndryshme pas këtij veprimi, duke përfshirë edhe mundësinë e një afrimi personal mes tyre.

Megjithatë, burime të Indeksonline kanë sqaruar se gjithçka lidhet me angazhimet e tyre profesionale dhe aspak me çështje të jetës private.

Sipas këtyre burimeve, Alba dhe Lumbardhi kanë nisur një bashkëpunim të ri artistik, duke u bërë pjesë e një projekti filmik që pritet të tërheqë vëmendje të madhe në publik.

Të njëjtat burime konfirmojnë se dyshja kanë bashkuar forcat për realizimin e një filmi të shkurtër, i cili është tashmë në fazat përfundimtare dhe pritet të publikohet së shpejti.

Projekti, i xhiruar në gjuhën angleze, thuhet të ketë një qasje moderne dhe një narrativë që synon të prezantohet edhe në tregje më të gjera ndërkombëtare.

Alba dhe Lumbardhi do të jenë ndër rolet kryesore, duke mbartur barrën artistike të filmit dhe duke sjellë në ekran një dinamikë të re mes tyre, e cila mendohet të ketë qenë pikërisht arsyeja e përzgjedhjes së tyre nga ekipi realizues.

Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm në karrierat e të dy aktorëve, të cilët prej kohësh janë vlerësuar për performancat e tyre në projekte të ndryshme.

Përfshirja në një film të shkurtër në gjuhë angleze mund të jetë një mundësi për të zgjeruar horizontet profesionale dhe për t’u prezantuar para një audience më të gjerë.

Ndërkohë, zhurma e krijuar në rrjete sociale rreth “folloë”-it të tyre tashmë merr një tjetër kuptim, duke u kthyer nga thashetheme personale në një konfirmim të një bashkëpunimi të rëndësishëm artistik.

Fansat tashmë po presin me padurim publikimin e filmit, i cili pritet të nxjerrë në pah talentin dhe kimi­në profesionale të Albes dhe Lumbardhit./ORAinfo/

Komento: