“Sado vonë, po ia bën një nder Kosovës – veprim i duhur”, Haradinaj për distancimin e Osmanit nga Kurti

00:08 | 29 November 2024
“sado-vone,-po-ia-ben-nje-nder-kosoves-–-veprim-i-duhur”,-haradinaj-per-distancimin-e-osmanit-nga-kurti

Sipas Ramush Haradinaj, në rast se në pushtet vije Qeveria Kurti 3, Kosovës i rrezikohet ekzistenca e saj.

Ai tha se me ndryshimin e administratës në Amerikë, “nuk do të ketë askush tolerancë ndaj veprimeve të Kurtit”.

Prandaj, Haradinaj thotë se edhe pse vonë, distancimi i presidentes Vjosa Osmani nga kryeministri Albin Kurti i ka bërë nder Kosovës.

“Unë mendoj që prap ajo po ja bën një nder Kosovës, sado vonë po ja bën një nder. Nëse ka qenë shkaktare që e kemi Kurtin 2, ajo mendoj që me këtë pozicionim po ja shpjegon Kosovës që s’është mirë me pas Kurtin 3. Nuk është që nuk ka efekt kjo që po bën presidentja. E vonë fatkeqësisht, e pasojat e Kurtit 2 i kemi, mirëpo prap se prap mendoj që për mos me pas Kurtin 3, presidentja ka bërë një veprim të duhur e të drejtë”, tha Haradinaj në Pressing.

Komento: