
Sadri Hoxha është zgjedhur kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjakovë.
Kandidatura e Hoxhës mori një shumicë votash prej 79 në Kuvendin Zgjedhor të OVL të UÇK-së, dega në Gjakovë.
“Me shumicë të votave (79), zgjedhet kryetar i degës në Gjakovë, Sadri Hoxha”, tha Dega e OVL të UÇK-së në Gjakovë, në një njoftim për media të shtunën.
Kuvendi zgjedhor kishte 138 delegatë.