Alexis Saelesmaekers është i kënaqur me paraqitjet e fundit të Milan.
Milan ka mposhtur dy skuadrat e para në tabelën e Serie A, Lazio dhe Juventus, në dy xhirot e fundit.
Përmbysja ndaj Juventus ishte nga më spektakolarët dhe kjo i ka lënë përshtypje të riut Saelemaekers, i cili thotë se skuadra duhet të bëjë më shpesh kështu.
“Ishte ndeshje e shkëlqer”, ka thënë Saelemaekers, transmeton lajmi.
“Ne treguam mentalitetin, duke qenë me dy gola disavantazh, duke u rikthyer në 4:2, është e mrekullueshme”, ka shtuar lojtari.
“Unë shpresoj që të vazhdoj kështu edhe sa i përket paraqitjeve individuale”, ishin fjalët e Saelesmaekers.
Anësori që aktivizohet në mesfushë ka startuar në të dyja ndeshjet dhe ka lënë përshtypje të mira në fushën e blertë.