Safet Kamberi i LDK’së zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut

22:56 | 11 Janar 2026
Safet Kamberi i LDK’së zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut

Safet Kamberi është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Ai u zgjodh me 18 vota për, 10 ishin kundër dhe dy abstenime.

“I garantoj çdo anëtarit të Kuvendit që do ta ketë hapësirën e vet, që ta çojmë Mitrovicën përpara”, ka deklaruar Kamberi në cilësinë e kryesuesit.

“Seanca e radhës është nesër në ora 10:00. Do të jenë në shqyrtim themelimi i dy komiteteve të rëndësishme”./KlanKosova

Komento: