
Sahide Mustafa është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të muzikës folklorike.
Ajo se bashku me motrat e saj janë të njohura si Motrat Mustafa dhe muzika e tyre dëgjohet anë e mbanë ku ka shqiptarë, përcjell ORAinfo.
Sahidja kohëve të fundit është bërë goxha aktive edhe në rrjetet sociale. Ajo shpesh publikon foto nga përditshmeria e saj.
Sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet që sapo ka dal nga frizerka. E rregulluar me shumë stil, veshja e Sahides ka marrë gjithë vëmendjen.
E veshur ‘kuq e zi’, Sahidja po duket një zonjë e vërtetë. /ORAinfo/

