Në familjen Mustafa sot ka festë.
Sahide Mustafa sot feston ditëlindjen e 45-të. Në 45-vjetorin e lindjes, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga më të dashurit e saj, e për t’ia bërë këtë ditë edhe më speciale, urime të bukura i kanë dedikuar edhe motrat.
“Urime ditlindjen moter, qysh e ke shpirtin e bardhe te ardhshin vetem dite te bardha.
Qofsh femra me e lumtur ne bote.”, ka shkruar Safetja krahas fotografisë së publikur sot në Instagram. Me fjalët më të mira e ka uruar edhe Lulja, duke i dëshiruar jetë të gjatë asaj, transmeton rtv21.tv
Edhe Shkurta ka uruar yllin e saj për ditëlindje, me një fotografi të bukur. “Urime ditelindjen o ylli im edhe 100”, ka shkruar Shkurta sipër fotografisë.