Është ndër aktorët me të dashur për publikun shqiptar.
Ai njihet për humorin e tij të veçantë anë e mbanë trojeve shqiptare. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të ”Stupcave”, Vedat Bajramin, i cili tërheq vëmendjen e publikut edhe përmes gjërave më të thjeshta, qoftë edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.
Një postim i tillë nuk ka munguar as dje për festën e 8 Marsit.
Me rastin e kësaj feste Vedati ka bërë një postim interesant dhe mjaft qesharak, në të cilin shihet bashkë me bashkë me aktorin Osman Azemi, ku janë në rolet e tyre të “Sahitit” dhe “Sabiles”.
“Në luftë e në Paqe, me pare e pa pare, Na kemi dashni çdo ditë – Sahiti e Sabilja”, ka shkruar me humor Vedati në Instagram.