Bakayoko pranon të ulë pagën vetëm të kalojë te Milani.
Tiemoue Bakayoko thuhet se dëshiron që të rikthehet te Milani në këtë verë.
Mesfushori francez kishte një formë të lartë kur ishte huazuar te Rossonerët nga Chelsea sezone më parë, ndërsa tani dëshiron të kalojë në San Siro përfundimisht.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Bakayoko është duke punuar që të realizojë sa më parë kalimin te Milani.
Derisa ishte në huazim te Monaco, francezi kishte punuar që të arrinte marrëveshje me skuadrën italiane që të realizohej transferimi i tij në këtë verë.
Madje, gazeta italiane raporton se lojtari është i gatshëm që të përgjysmojë pagën e tij, vetëm që të kalojë te Milani.
Stefano Pioli beson në cilësitë e francezit dhe shpreson se mund të marrë atë për 15 milionë euro, ndërsa Chelsea kërkon 20 milionë.