Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, foli për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit.
Ajo tha se pavarësisht dallimeve të mundshme në bindje, familja e saj mbetet e bashkuar dhe e pandarë, pavarësisht bindjeve politike.
“Realisht, në asnjë moment familjet tona nuk mund të kenë një përçarje. Është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për mua. Unë mendoj që bindjet janë shumë personale, si bindjet fetare, si ashtu politike, dhe po ashtu duhet të mbeten”, deklaroi Jashari.
Ajo shtoi se lidhja familjare ka qenë dhe mbetet e njëjtë, duke kujtuar se edhe gjatë kohës së luftës, familja e saj ka qëndruar e bashkuar dhe e fortë.
“Sa i përket lidhjes tonë familjare, siç ka qenë në luftë, vazhdon të jetë po e tillë dhe asnjëherë nuk ndahet. Kjo duhet të ndodhë në çdo familje, pavarësisht bindjeve”, u shpreh ajo./ATV