Salah bëhet golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në Premier League.
Mohamed Salah është bërë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në histori të klubit në Premier League, me 129 gola.
Salah e kaloi Robbie Fowlerin, që ishte më parë në vend të parë me 128 gola.
Egjiptiani u transferua në “Anfield” në vitin 2017, dhe që nga atëherë ka arritur tre herë të jetë edhe golashënuesi më i mirë në Premier League.
Ai këtë sukses historik e arriti në lojën e sotme ndaj Manchester United, ku shënoi dy nga shtatë gola.