Sezoni aktual pritet të jetë i fundit për sulmuesin Mohamed Salah te skuadra e Liverpoolit.
“The Sun” ka njoftuar të martën se Salah në fund të sezonit do të nxirret në shitje, pasi tek ekipi anglez nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
Thuhet se Liverpooli do të kërkojë 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit egjiptian, për të cilin tashmë ka shprehur interesim Paris Saint-Germaini.
Salah 30-vjeçar këtë sezon ka shënuar 17 gola në të gjitha garat, ndërsa me Liverpoolin ka kontratë deri në vitin 2025.
Shitja e Salahut do t’i mundësonte Liverpoolit që të bënte investime më të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe klubi anglez është në pritje të ofertave nga skuadrat e interesuara për reprezentuesin e Egjiptit.