Mohamed Salah gjatë ditës së sotme ka marrë disa kritika të mëdha.
Ish-sulmuesi i Liverpool, Robbie Foëler, ka kritikuar Salah.
Ylli egjiptian Mohamed Salah, është kritikuar nga Robbie Foëler, duke u cilësuar si një egoist.
Salah po kalon sezonin e dytë të Liverpool, pas transferimit te Roma.
Sezoni i parë ka qenë i paharruar për 27 vjeçarin, që shënoi 44 gola në të gjitha garat.
“Aspak nuk them që është plotësisht egoist, por duket shumë në shumë i fokusuar në dëshirën për të shënuar gola dhe për të qenë një golashënues i madh”, ka deklaruar Foëler.
“Unë mendoj se ndonjëherë ju duhet të keni pak egoizëm, por jo edhe aq të tepruar. Nuk po them se është një gjë e mirë apo e keqe, por nëse i sheh të gjithë sulmuesit e mëdhenj në të kaluarën, kanë bërë gjëra fantastike”, ka shtuar ai.