Salah rezulton përsëri pozitiv me Covid-19

21:54 | 14 Nëntor 2020

Rrezikon të humbë ndeshjet ndaj Leicesterit dhe Atalantas

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rezultuar përsëri pozitiv në analizat e Covid-19.

Egjiptiani rezultoi pozitiv gjatë kohës kur ishte me Kombëtaren, ndërsa nuk ka pasur ndonjë simptomë, transmeton lajmi.

Ky test pozitiv nënkupton që Salah do t’i duhet të qëndrojë 10 ditë i izoluar, ndërsa në testimin e bërë sot ka rezultuar prapë pozitiv.

Salah tani më shumë mundësi do humbë ndeshjen ndaj Leicesterit dhe është në dyshime për ndeshjen kthyese ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Salah pritet të rikthehet me 28 nëntor në ndeshjen ndaj Brightonit.

Komento: