Salernitana-Milan, Pioli bën këtë ndryshim në formacion

20:45 | 18 Shkurt 2022

AC Milan do të përballet me Salernitana të shtunën në mbrëmje, larg San Siros.

Kuqezinjtë planifikojnë të vazhdojnë formën e tyre të mirë, ndërsa mikpritësit luftojnë për të shmangur rënien. Pavarësisht se kundërshtarët konsiderohen me rrezik të ulët në letër, Pioli do të vendosë njëmbëdhjetëshen e tij më të mirë fillestare për Salernitana vs Milan, përcjell ORAinfo.

Hernandez rikthehet në të majtë pas kartonit të kuq që mori ndaj Interit. Megjithatë, Theo është një karton i verdhë larg pezullimit dhe duhet të jetë i kujdesshëm. Kapiteni Alessio Romagnoli dhe Fikayo Tomori do të formojnë dyshen qendrore në mbrojtje, ndërsa Davide Calabria plotëson katërshen e mbrojtjes.

Trajneri Stefano Pioli ka vendosur të bëjë një ndryshim në mesfushë. Franck Kessie do të rikthehet në lojë nga minuta e parë përkrah Sandro Tonalit. Ismael Bennacer ka bërë shumë mirë në daljet e fundit, por Pioli ende favorizon mesfushorin e Fildishtë.

Ekziston dilema e zakonshme në krahun e djathtë. Alexis Saelemaekers duket në avantazh për të nisur nga minuta e parë në ndeshjen Salernitana vs Milan. Ndonëse, nuk duhet përjashtuar prania e Junior Messias që në fillim. Në formë Rafael Leao do të luajë në krahun e majtë me Brahim Diaz duke plotësuar treshen në mbështetje të Olivier Giroud.

Sulmuesi francez do të vazhdojë të drejtojë sulmin e kuqezinjve në mungesë të Zlatan Ibrahimovic. Në konferencën e sotme për shtyp, Pioli tha se Zlatan po është mirë, por ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij.

SALERNITANA (4-3-1-2): Sepe, Mazzocchi, Dragusin, Fazio, Ranieri, Ederson, Radovanoviç, Coulibaly, Ribery, Djuricic, Bonnazzoli.

AC MILAN (4-2-3-1): Maignan, Kalabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Leao, Giroud./ORAinfo/

Komento: