Berisha ka abstenuar për shkarkimin e Bashës
Në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, Sali Berisha nuk e ngriti dorën.
Ish-kryeministri nuk dha “Po”-në e tij.
Nuk kuptohet nëse Berisha ishte i ndërgjegjshëm për këtë pozicionim në votim, por kontrasti me demokratët që e rrethojnë është i dukshëm. Edi Paloka, Agron Shehaj, Bujar Nishani, e mijëra të tjerë ngritën duart lart.