Sali Berisha dhe Ilir Meta shtrëngojnë duar në protestën për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë

20:47 | 04 Gusht 2022

Berisha dhe Meta shtrëngojnë duar në protestën për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë.

Dy ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë në protestën qytetare në shenjë reagimi për tragjedinë e ndodhur dy ditë më parë në Himarë, ku u vra me skaf nga një polic, një vajzë vetëm 7-vjeçare.

Meta dhe Berisha janë takuar me qytetarët dhe më pas të dy janë vendosur në të njëjtin vend, përballë Kryeministrisë.

Ndërkohë protesta është zhvendosur para Presidencës, ndërsa disa protestues të tjerë kanë filluar të shpërndahen.

Komento: