Sali Berisha për “Ballkanin e Hapur”: Si mund të bëhemi ne pjesë e projektit serb?

22:47 | 28 Korrik 2022

“Ballkani i Hapur” cenon Kosovën, Berisha: Si mund të bëhemi ne pjesë e projektit serb?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se po dëmton Kosovën duke cenuar sovranitetin e qeverisë së Prishtinës me nismën e Ballkanit të Hapur.

“Ballkani i Hapur është një projekt i cili synon absolutisht asgjësimin e Kosovës, një copëtim që në kohën e Millosheviçit është ofruar me dhjetëra herë”, tha Berisha.

Nga Mirdita, Berisha e cilësoi fatkeqësi faktin se Shqipëria feston 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën drejtimin e Edi Ramës./oranews

Komento: