Sali Berisha shkon në selinë e PD-së pas vendimit të Gjykatës: Sot fitoi e vërteta

14:38 | 27 November 2024
sali-berisha-shkon-ne-seline-e-pd-se-pas-vendimit-te-gjykates:-sot-fitoi-e-verteta

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme e cila i hoqi masën e ‘arrestit të shtëpisë’ kryedemokratit Sali Berisha, kanë nisur festimet në selinë e PD-së.

Dhjetëra demokratë me flamuj të PD-së dhe brohoritje janë mbledhur poshtë banesës për të pritur Berishën, raportojnë mediat në Shqipëri.

Mbështetës të Berishës janë mbledhur edhe në selinë blu ku pritet që Berisha të mbërrijë për të mbajtur konferencën e parë me gazetarët pas lirimit nga arresti shtëpiak.

Berisha u vendos nën arrest në 30 dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha pas mbërritjes në selinë blu, ka mbajtur një fjalim për mbështetësit e tij që ishin mbledhur në pritje të tij.

Berisha e nisi fjalën e tij, duke u shprehur se, ‘edhe kjo punë u kry’, ndërsa u shpreh se sot ka fituar e vërteta, ligji dhe kushtetuta.

“Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë ndaj saj. Sot, ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, nundi i 3 viteve, triumfiu dhe u shpërblye. Ne qëndruam, qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërteten dhe vlerat që besojmë. Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë”, tha Berisha.

Komento: