Sali Berisha tregon pse e lëshoi sallën kur foli Rama: S’po e dënon gjenocidin serb në Kosovë

13:18 | 27 November 2022

Berisha tregon pse e lëshoi sallën kur foli Rama: S’po e dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur mbledhja e përbashkët e deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në momentin kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka marrë fjalën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka lëshuar sallën, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj, Berisha e ka treguar arsyen e tij para gazetarëve se pse e bëri një veprim të tillë.

“Fakti që u largova nga Parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar. U largova për t’i përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë”, tha Berisha.

Komento: