Sali Berisha thotë se Hashim Thaçi ishte prangosur për Ali Ukën, cimerin e tij që u gjend pa shenja jete.
Derisa presidenti Hashim Thaçi fajëson ish kryeministrin shqiptar Sali Berishën se e ka prangosur gjatë luftës derisa po hynte nga Shqipëria në Kosovë, Berisha jep versionin e tij rreth këtij arrestimi.
Ish-kryeministri thotë se ai nuk e arrestuar Thaçin, por ai është prangosur pasi u humbi jetën gazetari Ali Uka, të cilin sipas Berishës, Thaci e kishte cimer.
“Hashim Thaci u arr estua në Tiranë për Ali Uken, cimerin e tij që u gjend pa shenja jetë në banesë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, thotë se në pushtetin e tij në fund të viteve ’90-ta asnjëherë
“Nuk them se Hashim Thaçi ka lidhje me privimin nga jeta të Ali Ukës, por po tregoj pse u prangos”, ka shtuar tutje Berisha.