Sali Berisha “zbulon” kush i vodhi milionat në aeroportin e Rinasit

22:13 | 12 Prill 2019

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Rinas.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha referuar grabitjes së të paktën 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, pasditen e 9 prillit shkruan se autori i kësaj vjedhjeje është kryeministri aktual, Edi Rama, i ndihmuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këtë përfundim Berisha e ka sjellë nëpërmjet një analize në rrjetin social Facebook, ndërsa shkruan se “ishte kjo treshe famoze që shndërroi aeroportin e Rinasit në bazën e narkoflotës ajrore të Reformatos, që e kalonte atë jashtë kontrollit të sistemit TIMS dhe skanimit që shtroheshin në lokale me Reformaton.”

Postimi i plotë i Berishës:

Pse parate ne barkun e avionit ne Rinas i vodhen Edvini, vasali i tij Gjeneral Kanabisi dhe ndrikull Riformto??

Miq, natyrisht me kete nuk dua te them se Edvini ishte ne timonin e mikrobuzit te hetimit tatimor apo se kishte veshur ne koke masken tullace te Muratajt. Nuk dua gjithashtu te them se Vasal Kimiku, alias Gjeneral Kanabisi ishte personi me kamuflazh dhe antiplumb ne shkallen e ngarkimit te avionit apo shofer i furgonit te dyte te bandes me te famshme te partise. Sikunder nuk dua te them se Ndrikull Riformato u fut ne barkun e avionit per t’ju treguar ngarkesat me para banditeve te partise. Por megjitheketo une u them shqiptareve se hajdute e vertet te kesaj vjedhje shteterore jane Edvini, me dy ndihmesit e tij; Gjeneral Kanabisin dhe ndrikull Riformaton. Le t’iu referohemi fakteve.

1- Vjedhja e parave ne pisten e avioneve eshte deshmi e zero sigurise se nje vendi dhe nuk ka ndodhur kurre me pare ne historine e ketij vendi. Kjo eshte dukuri ekskluzive e narko qeverise se Edvinit.

2- Ne fundin e qershorit te vitit 2016 banda e partise vodhi 6 milione euro ne pisten e avioneve te aeroportit te Rinasit.

Çdo kryeminister qe eshte duar jashte dhe qe ndjen minimumin qofte dhe nje nonagrame te pergjegjesise zyrtare, shteterore per superskandalin qe i ndodhi qeverise se tij ai perdor te gjithe fuqine e ekzekutivit, policine, sherbimet inteligjente, ushtrine, miraton çdo ligj dhe nxjerr çdo vendim, e krijon çdo strukture te domosdoshme qe ky superskandal te mos mund te perseritet kurre me.

Por Edvini eshte i vetmi kryeminster ne bote qe ndaj superskandalit te qershorit te vitit 2016 jo qe nuk mbajti asnje qendrim ndaj asnje zyrtari te pergjegjesise per superskandalin, por beri sikur nuk kishte ndodhur madje disa syresh i beri edhe ministra.

Keshtu Gjeneral Kanabisi nga anetar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil u shperblye fillimisht me emerimin kryetar i ketij bordi dhe me pas me detyren e ministrit te brendshem. Po keshtu ndrikull Reformato u lartesua ne detyren e ministres.

Rama eshte autori i superskandalit te vjedhjes se dyte te 10 milione eurove nga banda e partise pasi ai pas ngjarjes qe vertet tronditi boten pa thene nje fjale te vetme vrapoi jashte vendi nga ku leshoi vetem dy rrejshta kod:

a- “fajin e ka kinezi” sikur te behej fjale per nje ngjarje ne ndonje province te Kines apo sikur aeroporti i Rinasit te ishte nje ekstraterritorialitet kinez ne zemer te Shqiperise.

b- fjalia tjeter e Edvinit njeriut me logoren ditore me kilometrike e me profuze ne bote ishte: “respekt per policine”

Me kete fjali kod te dukej sikur falenderonte policine qe nuk arriti te kape banden e partise dhe 10 milion eurot qe duhen per blerjen e votave.

Por perveç Edvinit hajna te tjere kryesore ne kete vjedhje jane edhe Gjeneral Kanabisi dhe Ndrikull Riformato.

Gjeneral Kanabisi keshilltari dhe kandidati per president i Edvinit i presupozuar me njohuri ne fushen e sigurise ishte prej 7 vitesh antare dhe pas vjedhjes se pare edhe kryetar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil, institucionit pergjegjes direkt para qeverise, qytetareve shqiptare dhe komunitetit nderkombetar per sigurine e aeroportit te vendit. Gjeneral Kanabisi, qe ne drejtim te bordit mund te merrte vete dhe ti propozonte Edvinit çdo mase per garantimin e sigurise se aeroportit, pas vjedhjes se pare nuk beri gje tjeter veçse mbushi xhepat me shperblimet nga bordi. Ai me qendrimin e tij kontribuoi direkt tashme edhe si minister i brendshme qe banda e partise te kryente me sukses vjedhjen shteterore te 10 milione eurove per zgjedhjet e ardhshme.

Ne perputhje me misionin e tij, Gjeneral Kanabisi apo Vasal Kimiku, qe u hedh gaz helmues luftarak qytetareve te Tiranes ne shtepite e tyre ne ora 6:00 te mengjesit, deklaron me nje qetesi kriminale dhe duke mashtruar pafytyresisht shqiptaret se policia beri ne kohe detyren, duke u tallur keshtu me cinizem me shqiptaret.

Me kete deklarate kod per policine, e cila nuk kapi asnje nga banditet, nuk kapi asnje thes me euro, te dukej sikur thoshte policia garantoi suksesin e operacionit te superskandalit qe jehoi fuqishem ne mbare boten.

Sa per vrasjen e Admir Muratit me nje plumb te vetem ne koke gjasat jane se ajo ishte nje vrasje e planifikuar. Ate duket e zhduku sipas urdherit banda e partise per te mbyllur cdo problem prej tij. Nuk eshte e rastit qe shqiptaret mesuan nga mediat greke emrin e te vrarit Admir Murati. Ky lajm flet vet.

Pervec ketij qendrimi, njelloj si padroni i tij, Vasal Kimiku, deklaroi edhe ai si padrinua i tij se fajin e ka koncesionari. Kurse ai qe prej 7 viteve ishte anetare dhe krytar i bordit te Aviaicionit Civil dhe tani minister i brendshem njeriu absolutisht me pergjegjes per superskandalin nuk kishte asnje pergjegjesi per vjedhjen shteterore te 10 milione euro nga banda e partise.

Ne superskandalin e vjedhjes ne barkun e avionit ne pisten e aeroportit te Rinasit ne tave eshte edhe ndrikull Reformato.

Ndrikulla perbenin me Enon avokatin e Reformatos dhe aksionerin e ICTS, bashkeshortes se Joanes, shefes te kabinetetit te saj, treshen mafioze me te fuqishme te Edvinit ne aeroportin e Rinasit.

Ishte kjo treshe famoze qe shnderroi aeroportin e Rinasit ne bazen e narkoflotes ajrore te Reformatos, qe e kalonte ate jashte kontrollit te sistemit TIMS dhe skanimit qe shtroheshin ne lokale me Reformaton etj etj.

Pas skandalit me Reformaton, te supervjedhjes ne Pisten e avioneve te 6 milion euro ne fundin e qershorit te vitit 2016, Ndrikulla ne fjale, anetare e bordit te Autoritetit Civl dhe drejtoreshe e Antes, u be njeriu me i rendesishem ne aeroportin e Rinasit. Ajo konfidente e njohur e hershme e krye kreut te Meduzes bente ligjin ne Rinas. Ajo kishte mundesi dhe fuqi te bente çdo emerim, propozim dhe te jepte çdo urdher per sigurine e aeroportit te Rinasit. Por jo. Per suksesin e ketyre skandaleve ajo emerohet ministre e transportit, energjise etj etj. Kurse ndrikull Joana lartesohej dhe zevendesoi ne te gjitha detyrat ndrikull Reformaton duke patur krah te djathte dhe te majte kumbar Eno Bushin, bashkeshortin e saj dhe aksioner kryesor i kompanise se sigurise se aeroportit.

Nga dita e ndodhjes se superskandalit e gjer sot ndrikull Reformato, e pafajshme se vjedhja u krye, u thote shqiptareve se fajin e ka koncesionari, se fajin e ka kinezi, se fajin e ka dreqi dhe i biri por vetem ajo jo.

Miq, pergjegjesia njerezore, njohja e saj eshte tipar qe dallon njeriun e qyteteruar nga njeru primitiv. Ajo nuk ekziston vetem per vrasesit, hajdutet, kriminelet dhe njerezit primitiv, trojka Edvin-Vasal-Belushke primitiv nuk jane! sb

Komento: