Sallahu: I lumtur që isha pjesë në rrëzimin e dekretit kundërkushtetues të Vjosa Osmanit

18:50 | 25 Mars 2026
sallahu:-i-lumtur-qe-isha-pjese-ne-rrezimin-e-dekretit-kunderkushtetues-te-vjosa-osmanit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’.

Për këtë ka reaguar Blerim Sallahu, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, që ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që ka qenë pjesë e rëndësishme e rrëzimit të këtij dekreti.

“Kam qenë shumë i lumtur kur e patëm rrëzuar Qeverinë Hoti në Gjykatë Kushtetuese, ama si asnjëherë më parë ndihem krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti kundërkushtetues me tendenca të përmbysjes së rendit kushtetues”, ka thënë ai.

Komento: