Sallahu nga VV-ja dorëzoj ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

15:38 | 27 December 2024
sallahu-nga-vv-ja-dorezoj-ankese-ne-gjykaten-supreme-ndaj-vendimit-te-pzap-per-certifikimin-e-listes-serbe

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.Më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, të enjten ka thënë se nuk do të ankohen në Supreme, pasi sipas tij edhe ajo do ta ketë të njëjtin arsyetim për këtë çështje.

Komento: