Sallahu sulmon Kushtetuesen: Po e cenoni demokracinë përfaqësuese me vonesa pa arsye

17:59 | 04 Nëntor 2023
sallahu-sulmon-kushtetuesen:-po-e-cenoni-demokracine-perfaqesuese-me-vonesa-pa-arsye

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka zgjedhur këtë të shtune për të kritikuar e sulmuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, meqë sipas tij ata janë duke e vonuar shumë dhe pa arsye vlerësimin e kushtetutshmërisë së projektligjeve dhe akteve të tjera të miratuara në Kuvend.

Sipas Sallahut, Kushtetuesja po e cënon demokracinë përfaqësuese dhe funksionin kushtetues legjislativ.

“Vonesa e tejzgjatur dhe e paarsyeshme e Gjykatës Kushtetuese në vlerësim të kushtetutshmërisë të projektligjeve dhe akteve tjera të miratuara në Kuvendin e Kosovës është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë përfaqësuese dhe i funksionit kushtetues legjislativ të këtij institucioni kushtetues”, ka shkruar Sallahu.

Sipas tij, kjo sjellje e Kushtetueses “është joligjore” dhe “godet në thelb politikat ligjore” të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Komento: