Sami Lushtaku del me reagim: Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit

18:50 | 15 Maj 2026

Kryetari Skenderajt, Sami Lushtaku ka arritur në stacionin policor në Skenderaj.

Ai pritet të intervistohet pas incidentit të ndodhur dje në një prej kafiterive të qytetit, ku është përfshirë edhe kreu i Degës së VV-së, Hysni Mehani.

Në një postim në “Facebook” Lushtaku tha se i është përgjigjur drejtësisë dhe se i respekton institucionet e vendit.

“Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka. Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës. Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion”, shkroi ai.

Komento: