Sami Lushtaku: Gjithë ata që kanë gjak shqiptari i besojnë Grenellit, Administrata e Trump do të ndikoj në lirimin e Thaçit

15:38 | 07 November 2024
sami-lushtaku:-gjithe-ata-qe-kane-gjak-shqiptari-i-besojne-grenellit,-administrata-e-trump-do-te-ndikoj-ne-lirimin-e-thacit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës, aktualisht kryetar i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për FrontOnline pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-ve dhe ndikimit eventual të administratës së tij lidhur me çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen tash e katër vite në Hagë.

Lushtaku, thotë se beson në deklaratat e bëra nga Richard Grenell, ish-emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor.

‘’Deklaratat e Grenellit kanë deklarata publike, dhe po besoj unë dhe gjithë ata që kanë gjak shqiptari, besojnë në fjalën e Grenellit, besojnë në fjalët e amerikanëve dhe me shpresë se ata i mbajnë fjalët, e kam bindjen për këtë’’ tha Lushtaku.

Lushtaku, shpreson që Hashim Thaçi, do të jetë së shpejti në Kosovë dhe se për të Gjykata Speciale nuk është zgjidhje.

‘’Të gjithë e dijmë se ajo është gjykatë politike dhe nuk është zgjidhje me me diçka tjetër dhe unë besoj se Hashim Thaçi së shpejti do të jetë në Kosovë’’ shprehet ai për FrontOnline.

Për Lushtakun, Administrata e re amerikane e ka bindjen se Gjykata Speciale është gjykatë politike, dhe se për këtë edhe vetë ish-emisari Grenll, pati thënë se ish-Presidenti Thaçi ishte burogsur për shkak të raporteve që kishte me SHBA-në.

‘’Mendoj se Qeveria e e re në Amerikë e ka bindjen se Specialja është gjykatë politike dhe vetë Grenelli ka thënë se Thaçi është burgos nga ajo, për shkak të raporteve që i ka pasur me SHBA-në dhe me Grenellin’’ potencoj Lushtaku./FrontOnline/

 

Komento: