Sami Lushtaku: Limaj i duhet PDK-së dhe Kosovës

22:28 | 10 October 2022

Sami Lushaku ka thënë se fjalët e analistit Ylli Hoxha janë shpifje sepse ai kurrë nuk ka pasur Terminal Doganor.

Me këtë rast, Ermal Panduri e ka pyetur Sami Lushtakun se ai duhet PDK-së Fatmir Limaj?

Ndërsa Sami Lushtaku është kundërpërgjigjur se “Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”.

Sami Lushtaku anëtari i kryesisë së PDK-së ka thirrur në emisionin Debat Plus, ku ka thënë se Yll Hoxha është duke bërë linçimi ndaj tij.

“Unë nuk kam kurrfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës, i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal”.

“E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifi e të mos të thotë të pa vërteta, se mjaftë po gënjen ai shefi tij mos të gënjen dhe ti thuaj publikisht”, ka thënë Sami Lushtaku.

Sipas Lushtakut, në mënyrë absolute ai dhe askush i afërt me të, nuk ka terminal doganor.

Komento: