Sami Lushtaku: Skenderaj edhe një herë tregoi se qëndron i palëkundur në mbështetje të PDK-së

15:26 | 29 Dhjetor 2025
Sami Lushtaku: Skenderaj edhe një herë tregoi se qëndron i palëkundur në mbështetje të PDK-së

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar qytetarët e komunës që udhëheqë për besimin e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Lushtaku postoi një foto krah Bedri Hamzës, liderit të partisë, me ç’rast tha se Skenderaj tregoi që di të qëndrojë i palëkundur në mbështetje të PDK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Skenderajt,
Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj për pjesëmarrje në zgjedhje dhe besnikërinë e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Skenderaj edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së.
Faleminderit përjetësisht për besimin!
SL

Komento: