“Sami Lushtaku”, “Thaçi” – Kurti pritet keq në Skenderaj

17:38 | 27 January 2025
“sami-lushtaku”,-“thaci”-–-kurti-pritet-keq-ne-skenderaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, nga ora 17:00 ka planifikuar të mbajë një tubim elektoral në Skenderaj.

Por, qytetarët e Skenderajt nuk e kanë pritur edhe aq mirë Kurtin, ku para palestrës janë grumbulluar një numër i njerëzve duke thirrur “Sami Lushtaku” e “Thaçi”, njofton Klankosova.tv.

Qytetarët në Skenderaj të cilët ishin mbledhur përpara përkrahësve të VV-së brohorisnin edhe “PDK, PDK, PDK”.

Komento: