Sami Lushtakut nuk ia lë ‘shenjë’ koronavirusi- tubim në një odë të Gollakut

23:33 | 01 Shtator 2020

Çfarë virusi e pandemie për Sami Lushtakun? Kokë më kokë me miq të shumtë, bëhen bashkë në Gollak.

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku duket se s’po e ndien fare situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Bashkë me disa anëtarë të tjerë të PDK-së e ish-bashkëluftëtarë sonte janë mbledhur në një odë në Gollak, transmeton Indeksonline.

Me ushqim e pije të shumta në sofra, Lushtaku e miqtë e tij kanë përkujtuar të kaluarën e popullit, duke këmbyer ide për të tashmen e të ardhmen.

Por në kohën kur virusi është rrezikshmëri e madhe për të gjithë, të njëjtit nuk kanë as distancë, as maska dhe nuk po respektojnë asnjë masë të vendosur nga institucionet shtetërore për pandeminë COVID-19.

“Sonte në Gollak, bashkë me një pjesë të bashkëluftëtarëve të kësaj ane. Është kënaqësi e madhe sa herë jemi së bashku, për të kujtuar të kaluarën e popullit tonë si dhe për të këmbyer idetë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë. SL”, tha Lushtaku.

Komento: