Samir Zekiqi largohet nga Peja.
Samir Zekiqi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Pejës.
Ai ka konfirmuar largimin nga pejanët përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan Gazeta Express.
Zekiqi falënderoi klubin, tifozët dhe gjithë të tjerët për mbështetjen e dhënë.
Mitrovicasi i ishte bashkuar Pejës në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Ai me këtë skuadër fitoi titullin e kampionit.
Përveç te Peja, 28-vjeçari më herët ka luajtur edhe te Trepça e Golden Eagle Ylli.
Njoftimi i plotë nga Zekiqi (pa ndërhyrje):
“Njoftime nuk do të jem më pjesë e klubit KB Peja
Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj sukses në vazhdim.
Me respekt, Samir Zekiqi”