Samiti BE-Ballkani Perëndimor, presidentja Oshmani nesër në Bruksel

17:26 | 16 Dhjetor 2025
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, presidentja Oshmani nesër në Bruksel

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka bërë me dije se në samitin e nesërm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrë pjese e para e shtetit.

Ai ka bërë me dije se për këtë samit presidentja Osmani ka marrë ftesë nga institucioneve të BE-së.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, është shprehur Kupina për lajminet.

Në këtë samit do të marrin pjesë udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Komento: