Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor.
“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së – Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, ka shkruar Michel në një postim në Twitter.
Michel tha se Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, përfundoi ai, duke përmendur kryeministrin shqiptar, Edi Rama.