Samiti i Berlinit ditë me parë mblodhi liderët e mëdhenj botëror.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka quajtur joserioz Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Presidenti e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai në një intervistë për emisionin Blic Interview ka komentuar veprimet e politikanëve shqiptarë që ishin pjesë e Samitit të Berlinit.
“Unë do ta kisha parapëlqyer që gjuha e drejtuesve të shtetit tanë në Berlin të ishte e ashpër në takimet e brendshme dhe jo në konferencat e shtypit”.
“E dyta, ne tani shohim Thaçin si mbrojtës fanatik të taksës dhe të gjitha meritat i merr për veti dhe për Partinë Demokratik. Kinse ata e kanë vendosur taksën dhe pastaj e dëgjon Kryeministrin Haradinaj duke akuzuar Presidentin Thaçi se po bën presion për ta hequr taksën”.
“Sot e lexova në media se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka fyer rëndë Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kjo gjuhë nuk tregon seriozitetin e këtyre njerëzve në këto përgjegjësi që kanë”.