Samiti në Paris menjëherë pasi hiqen taksat

08:59 | 03 Mars 2020

Kosova pritet që brenda këtij muaji ta heq taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar heqje të pjesshme dhe graduale të taksave ndaj mallrave nga Serbia, gjë që, nëse realizohet në vëllimin e plotë, duke marrë parasysh disa kushtëzime të Kurtit, mund të sjellë deri te mbajtja e shpejtë e samitit në Paris, të cilin kohë më parë e ka paralajmëruar presidenti i Francës Emmanuel Macron, shkruan gazeta serbe Blic.

Samitin në mes Kosovës dhe Serbisë e organizojnë Merkel dhe Marcon ndërsa takimin do ta udhëheqë Borrell.

“Gjermania mbështet plotësisht vazhdimin e shpejtë të dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, nën kujdesin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borel se ndërmjetësues. Në këtë kontekst, Franca dhe Gjermania po bashkërendojnë ngushtë për vazhdimin e takimit të mbajtur më 29 prill 2019 në Berlin”, kanë thënë për gazetën serbe nga zyra e Merkelit.

Komento: