
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë të premten në një takim të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore).
Si kryeministri Rama ashtu edhe presidentja Osmani kanë publikuar fotografi nga ky takim.
Por ajo që vërehet nga fotografitë e publikuara është se raportet mes Ramës dhe Osmanit janë të ‘akullta’.
Rama në fotografitë e biseduara shihet duke folur e buzëqeshur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa në një foto shihet se është shumë i afërt edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Rama ka publuar një fotot të përgjithshme të tryezës ku shihen të gjithë pjesëmarrësit, dhe Osmani, por në albumin e tij nuk e ka asnjë foto ku shihet vetëm me presidenten Osmani, çka tregon kështu raportet jo të mira mes tyre.




Për ta dëshmuar se raportet mes tyre nuk janë ndër më të mirat, e tregon edhe albumi i fotove i publikuar nga presidentja Osmani.
Edhe presidentja e Kosovës ka publikuar foto ku shihet duke buzëqeshur me kancelarin gjerman, por nuk e ka asnjë vetëm bashkë me kryeministrin Rama.

Nga tre fotot e publikuara nga Osmani, në njërën shihet vetëm gjysma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se në vitin 2020 si presidente në detyrë, Vjosa Osmani, ishte pritur ftohtë nga Edi Rama në një vizitë zyrtare në Tiranë. Derisa fjalimi i Osmanit i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ku kundërshtonte atë kohë të quajturin ‘minishengen Ballkanik” dhe traun e Rrugës së Kombit, kryeministri Rama mungoi në seancë, çka më pas kishte nxitur reagimin e tij , duke thënë se Vjosa Osmani ka bërë propagandë vetëm për vota.