Sanchez arrin në Milano, i ndodh e papritura në aeroport

19:20 | 28 Gusht 2019

Alexis Sanchez ka arritur në Milano, për ta kompletuar huazimin njëvjeçar nga Manchester Unitedi në Inter.

Sanchez ateroi në aeroportin Milan Malpensa të mërkurën pasdite, kur u përshëndet nga qindra tifozë të Interit.

30-vjeçari tani do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me zikaltrit për huazim njëvjeçar për sezonin 2019/20.

Edhe pse i shënoi vetëm tri gola në 32 paraqitje për Unitedin në Premierligë, sulmuesi kilian u kërkua me ngulm nga Interi dhe Antonio Conte.

Sanchez do të ribashkohet me Romelu Lukakun në San Siro, ish-partnerin te Unitedi.

Shikojeni momentin kur Sanchez zbret nga vetura në Milano…

Komento: