Sancho then rekordin 51 vjeçar.
Jadon Sancho është bërë lojtari më i ri që ka shënuar 22 gola në Bundesligë, pasi ylli i Borussia Dortmund shënoi në barazimin 3-3 me RB Leipzig të martën.
19-vjeçari gjithashtu dhuroi edhe një asistim në barazimin dramatik në ‘Signal Iduna Park’.
Megjithatë, nuk shkoi gjithçka mirë për Sancho të martën në mbrëmje. Në minutën e 71′ ai u detyrua të largohej me një dëmtim të muskujve, pasi u zëvendësua nga Lukasz Piszczek, përcjell lajmi.
Leipzig më pas gjeti golin e barazimit përmes Patrik Schick në minutën e 77′, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.
Me goditjen e tij, Sancho arriti 22 gola në karrierë në moshën 19 vjeç e 267 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Horst Koppels në 1968 (19 vjet, 269 ditë).
Ylli anglez këtë edicion ka shënuar 9 gola deri tani.