
Jadon Sancho dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund.
Sipas Todofichajes, Jadon Sancho ka informuar Borussia Dortmund se dëshiron të largohet në verën e vitit 2021, përcjell lajmi.net.
Kjo kërkesë e tij ka alarmuar klubet e mëdha evropiane, në veçanti Manchester United.
‘Djatë e Kuq’ janë në gatishmëri për t’u vënë në lëvizje për afrimin e talentit anglez.
Manchester United kanë qenë të interesuar për Sanchon edhe verën e fundit, por çmimi i lartë i vendosur nga Dortmund dhe kriza e shkaktuar nga COVID-19, ua pamundësoi lëvizjen në këtë drejtim.