Mungon marrëveshja finale, Man Utd bën progres për Jadon Sancho.
Manchester United ka bërë progres në negociatat për yllin e Dortmundit, Jadon Sancho.
Talenti anglez mbetet një prioritet për trajnerin e “Djajve të Kuq”, Ole Gunar Solskjaer dhe klubet kanë nisur sërish me negociatat.
Dortmund kërkon 120 milionë euro për lojtarin, por Man Utd nuk është i gatshëm të paguajë këtë shumë. Klubi anglez po shpreson në një uje të çmimit nga ana e ekipit gjerman.
Gjithsesi sipas “Goal” marrëveshja me lojtarin është dakorduar, dhe tani vetëm mbetet të bindet edhe klubi verdhezi.